Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka kërcënuar se do të çojë në gjykatë ish-pronarin e Çelsit, Roman Abramoviç pasi ky i fundit po pengon kalimin e fondeve të përfituara në arakat e shtetit në fjalë. Shifra e përfolur mësohet të jetë rreth 2.3 miliardë euro.

Sic c dihet Abramoviç u detyrua që të shiste Çeltin në 2022-in pasi u fut në listën e personave që Mbretëria e Bashkua sanksionoi pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë.

Abramoviç, i cili konsiderohet si njëri prej oligarkëve më pranë Vladimir Putin, u detyrua të shiste ekipin, të cilin e bleu në 2003 dhe që e udhëhoqi në disa suksese të rëndësishme sportive.