20 maj 2015 – Qeveria shqiptare urdhëron që asnjë lek nuk do të jepet për prodhuesit e filmave, nëse ato kanë natyrë pornografike apo horror. Këto janë dy prej kritereve që Qendra Kombëtare Kinematografike ka për çdo kërkesë për financim. Veç tyre, nuk do të lejohen as prodhimet e filmave ku ngrihet kulti i dhunës: nxitin hapur shkeljen e të drejtave të njeriut, cenojnë rendin publik apo provokojnë urrejtjen sociale, racore ose çdo formë tjetër diskriminimi. Vendimi është firmosur sot në mbledhjen e qeverisë, dhe do të zbatohet nga QKK e cila pret kërkesat për prodhim filmash nga producentë shqiptarë.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





