Pas disa ditësh qeveria do shpërndajë dhe bonusin e pensionistëve. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj në konferencë me gazetarët mbrëmjen e sotme. Ahmetaj tha se bonusi për çdo pensionist do jetë 5 mijë lekë të reja.
“5 mijë lekë të reja për çdo pensionist. Nuk ka pasur të tillë dhe në vitet që vijnë do ta kthejmë në një politikë buxhetore", tha Ahmetaj.





