Qeveria britanike është tërhequr nga planet për pasaportën e vaksinimit kundër COVID-19.
Sekretari për Shëndetin, Sajid Javid tha për BBC se nuk do të ketë një vendim të tillë. “Jam i lumtur të them se planet tona nuk do të vijojnë më tej”, shtoi ai.
Qeveria britanike kishte parashikuar të prezantonte pasaportën Covid këtë muaj, duke e bërë të detyrueshme posedimin e saj për të hyrë në klubet e natës apo evente të tjera me shumë njerëz.





