Qeveria miratoi sot pr/ligjin për organizimin dhe funksionimin e shërbimit përmbarimor gjyqësor shtetëror.
“Ka për qëllim të rregullojë dhe garantojë mirëfunksionimin e shërbimit përmbarimor shtetëror duke i dhënë zgjidhje problematikave që janë hasur në këtë shërbim. Reformimi i sistemit përmbarimor shtetëror bëhet i domosdoshëm pasi ky shërbim funksionin me ligjin e miratuar të vitit 2001 dhe nuk garanton cilësi të shërbimit”, tha ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në një prononcim për median pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
Me pr/ligjin e sotëm që kaluam në Kuvend, shërbimi përmbarimor gjyqësor shtetëror “do të konkurojë denjësisht shërbimin përmbarimor privat’ vijoi ministri.
Gjithashtu mësohet se qeveria ka bërë gati dhe paketën e akteve nënligjore për funksionimin e këtij shërbimi.