Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se qeveria shqiptarë do të japë 100 milionë dollarë për atë që ai e quan afera e Portit të Durrësit.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se kjo qeveri nuk ka parashikuar asnjë qindarkë për rritjen e pensioneve dhe pagave të mësuesve.
“Qeveria do të japë 100 milion dollarë për mega aferën e Portit të Durrësit, për të cilën premtoi zero investim nga Buxheti i Shtetit, ndërkohë nuk ka parashikuar asnjë qindarkë për rritjen e pensioneve dhe pagave të mësuesve.
Qëllimi i vetëm madhor i “Rilindjes” është vjedhja e taksave, janë oligarkët dhe klientët e saj, ndaj sot pensionistët nuk shtyjnë dot muajin me pensionet dramatike, ndërsa mësuesit mezi përballojnë koston e lartë të jetesës me pagat më të ulta në rajon”, shkruan Meta.