Edhe në vitin 2018, kryeministri Edi Rama do të vijojë me praktikën e tij që mbledhjet e qeverisë të zhvillohen edhe jashtë Tiranës.

Lezha do të jetë destinacioni i ri për mbledhjen e parë për këtë vit, në ditën e premte dhe të shtunë në këtë qytet. Ndërkohë, pritet që të ketë takime edhe me banorët e Lezhës.