Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar për situatën e rendit në vend, ku siç shprehet ai “të fortët e paligjshëm bëjnë ligjin”.
Me anë të një postimi në Facebook, Salianji drejton gishtin nga qeveria, që sipas tij ‘e ka dorëzuar sovraniterin tek bandat e krimit të organizuar e që i ka veshur me pushtet politik kriminelët dhe që ndan me ta gjithçka përfshirë dhe emërimet në polici’.
“Qeverisë së zgërlaqur në autoritet i ka mbetur vetëm të krekoset si gjeli mbi pleh!
Rendi dhe siguria publike në pikiatë!
Vrasje, dhunë, krim, drogë, vjedhje, pasiguri në çdo cep të territorit!
Kjo qeveri që e ka dorëzuar sovraniterin tek bandat e krimit të organizuar e që i ka veshur me pushtet politik kriminelët dhe që ndan me ta gjithçka përfshirë dhe emërimet në polici, është e pafuqishme të kontrollojë territorin dhe është shkaktarja e situatës!
Policia e politizuar po politizohet dhe më tej ndërkohë që themeli i problemit është përdorimi i saj si strukturë për mbledhjen e votave për PS”, shkruan Salianji.