Aparatet njëpërdorimëshe janë vendosur të ndalohen si pjesë e planeve për të trajtuar numrin në rritje të të rinjve që përdorin cigaret elektronike, thotë qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Gjithashtu do të futen masa për të parandaluar shitjen e ‘vape’ te fëmijët, shkruan BBC.

Kryeministri, Rishi Sunak sugjeroi që duhanpirësit e rritur që përpiqen të lënë duhanin do të kenë ende akses në alternativa në cigaret elektronike sipas propozimeve.

Vendimi për ndalimin e kësaj cigareje pritet të futet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, tha qeveria.