Qeveria ka gati emrat e ambasadorëve të rinj të Shqipërisë që do të marrin postet e tyre në përfundim të mandateve për misionet diplomatike.
Emrat pritet të kalojnë në presidencë për t’u zyrtarizuar. Mustafa Nano është propozuar për të qenë ambasador i Shqipërisë në Zvicër.
Ndërkohë Ilir Gjoni i cili më herët ka qenë ambasador në Zvicër, mësohet se është propozuar të shkojë si ambasador në NATO.
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati pritet të zëvendësojë ambasadoren Floreta Faber, në SHBA.
Vendin e kryebashkiakut të ri të Vlorës, Ermal Dredha në Emiratet e Bashkuara pritet ta zërë Ridi Kurtezi.
Adia Sakiqi, ambasadore e Shqipërisë në Holandë, pritet të emërohet ambasadore në një tjetër shtet në BE.
Ish-nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi do të drejtojë Misionin e Përhershëm të Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. Ndërsa ish-deputeti socialist Fate Velaj do të drejtojë diplomacinë shqiptare në Vienë.