Në mbledhjen e sotme të qeverisë krahas vendimeve që janë marrë për emërimet e zëvendësministrave të rinj, apo për ruajtjen e komisionarëve të Vettingut, është miratuar dhe një marrëveshje me Tunizinë. Sipas vendimit të këshillit të ministrave të gjithë ata shtetas që kanë një pasaportë diplomatike do të mund të udhëtojnë pa vizë drejt Tunizisë.
“Qeveria vendosi miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Tunizisë, për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi”, tregohet në qafën e kryeministrisë.





