Qeveria jep ndihmë financiare për familjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, i cili mbeti i vrarë pasi një efektiv policie e qëlloi me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ndodhi pas mesnatës së të martës, në Laprakë. Siç thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave, për Qazim Rashën, babain e të ndjerit qeveria ka lidhur një pension rreth 8-fishi i pensionit social për çdo muaj. Një tjetër element që bie në sy në vendim, është fakti se aty shkruhet se vrasja ishte aksidentale.