Qeveria shqiptare në një vendim të fundit i ka akorduar një pension të posaçëm aktorit të mirënjohur Mirush Kabashi.

Këshilli i Ministrave ka vendosur për artistin shqiptar që përveç pensionit të përfituar sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, t'i shtohet në masën e katërfishit, pensioni social.

VENDIMI

Nr. 819, datë 29.12.2017

PËR DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. MIRUSH MUSA KABASHI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Mirush Musa Kabashi, në masën e katërfishit të pensionit social, por shuma e pensionit, që përfiton sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë, të mos kalojë tetëfishin e pensionit social. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. KRYEMINISTRI Edi Rama