2shtator 2015 – Qeveria e majtë ka akorduar një fond prej 4 milionë lekësh për shërimin e deputetit demokrat, Alban Zeneli. Deputeti i qarkut të Kukësit mësohet se po vuan nga një sëmundje, që kërkon ndërhyrjen e shpejtë. Vendimi për shumën e parave është marrë në mbledhjen e 26 gushtit.
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, ky fond do të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave origjinale përkatëse të institucionit të mjekimit.
/portaliDurrësLajm/