Këshilli i Ministrave vendosi sot që të shpërblejë me rastin e festave të fundvitit ushtarakët, FNSH-në, RENEA-n, familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuara.
Në një dekaratë për mediat nga Kryeministria, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka bëri me dije se ushtarakët dhe trupa e forcave të ndërhyrjes së Policisë së Shtetit, do të shpërblehen për punën e tyre që bënë për përballimin e situatës së përmbytjeve.
Bëhet fjalë për 2917 ushtarakë të Forcave të Armatosura dhe 330 forca policore që do të marrin shpërblim;
298 Forca të armatosura, në shumën 14,900,000 lekë (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind lekë)
1 560 Forca të armatosura, në shumën 31,200,000 lekë (tridhjetë e një milion e dyqind mijë lekë)
1 059 Forca të armatosura, në shumën 10,590,000 lekë (dhjetë milion e pesëqind e nëntëdhjetë mijë lekë)
Shpërblimi i punjosve të angazhuar në strukturat e Policisë së Shtetit do të bëhet në masën 20,000 lekë/punonjës, për 330 punonjës dhe konkretisht:
*për Repartin Special “Renea” dhe Repartet e FNSH-ve Tiranë, Fier dhe Shkodër, 70 punonjës;
*për drejtorinë vendore të policisë Fier, 60 punonjës;
*për drejtorinë vendore të policisë Durrës, 30 punonjës;
*për drejtorinë vendore të policisë Tiranë, 30 punonjës;
*për drejtorinë vendore te policisë Vlorë, 70 punonjës dhe,
*për drejtorinë vendore të Kufirit Migracionit Vlore dhe Repartin “Delta Force, 70 punonjës.
Gjithashtu, 20 mijë lekë të vjetër do të marrin pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuara.
Ministrja Manastirliu theksoi se shuma totale e akorduar për këtë kategori është 2.2 miliardë lekë.





