Qeveria e Kosovës, përmes një komunikate të shtunën, ka thënë se janë 48 baza operacionale serbe për rreth pikave kufitare me Kosovën.
Të premten, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë alarmuar për shtimit e numrit të forcave ushtarake serbe afër kufirit me Kosovën.
Për këtë, Qeveria e cila drejtohet nga Albin Kurti i ka bërë thirrje presidentit serb, Aleksandër Vuçiq që të tërheqë këto trupa, duke shtuar se me çdo kusht Kosova do ta mbrojë sovranitetin.
“I bëjmë thirrje Presidentit Vuçiq dhe institucioneve të Serbisë që menjëherë të tërheqin të gjitha trupat ushtarake nga vija kufitare me Kosovën dhe të mbyllin dhe demilitarizojnë 28 bazat e përparme ushtarake dhe 20 bazat e xhandarmërisë që për vendin tonë paraqesin kërcënim të përhershëm”, thuhet një njoftim.
Kjo lëvizje e Serbisë vjen, pasi një grup terrorist më 24 shtator ka sulmuar Policinë e Kosovës, duke vrarë policin Afrim Bunjakun, tashmë hero i Kosovës.
Por Qeveria thotë pas dështimit të grupit para-ushtarak, tash Serbia po e rrezikon sovranitetin territorial të Kosovës duke vendosur numër të madh trupash afër kufirit, si dhe armatim të rëndë. /Gazeta Express