PODGORICË, 23 janar 2014 –Së shpejti mund t’i jepet zgjidhje statusit të bashkisë / komunës së Tuzit në Malin e Zi, tha Podgorica zyrtare, por që, nga ana tjetër, vë në të njëjtin plan problemin e statusit të bashkisë së Tuzit, të banuar kryesisht nga shqiptarë, me përfaqësimin e minoritetit malazez (nuk përdoret më togfjalëshi malazez-serb) në Komitetin Shtetëror shqiptar për Minoritetet. Gjatë konferencës së përbashkët të shtypit të ministrave të jashtëm të Malit të Zi dhe Shqipërisë, i pyetur nga gazetarët se a do të zgjidhet më në fund statusi i kounës së Tuzit, shefi i diplomacisë dhe njëkohësisht nr. 2 i qeverisë së Pogdoricës, Igor Lukshiç, tha: “Po bëjmë diskutime intensive me të gjithë faktorët relevantë dhe me të vërtetë shpresoj se do të ketë zgjidhje së shpejti. Jam dakord me homologun Bushati [Ditmir Bushati, ministri i Jashtëm i Shqipërisë] që kjo është çështje që lidhet me trajtimin e duhur të grupeve të pakicave etnike, në këtë rast të shqiptarëve në Mal të Zi. Problemet që lidhen me pakicat kombëtare janë në interes të të dy vendeve dhe shpresoj se edhe në Komitetin Shtetëror për Minoritetet në Shqipëri të përfaqësohen pakicat malazeze me anë të Shoqatës së Minoritetit Malazez”, citojnë mediet vendëse.

Info

Shqiptarët e bashkisë së Tuzit në Maqedoni kërkojnë që të kenë të drejta të plota dhe të merret statusi i një komune të veçantë. Tuzi ndan Shqipërinë nga Mali i Zi dhe ndodhet në qendër të këtij të fundit. Ai është i banuar nga shqiptarë etnikë dhe aktualisht ka statusin e një komune urbane, brenda qytetit të Podgoricës. Kryebashkiaku i Tuzit, Fran Luldjuraj dha dorëheqjen nga ky post, sepse në shtator 2013 nuk u organizua referendumi konsultativ, i cili do t’i jepte kësaj zone statusin e një komune të veçantë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/