Numri i madh i helmimeve në Shqipëri ka detyruar shtetin të mbyllë tregun e pesticideve në vend.
Në fakt kush ka detyrim të blejë për nevoja bujqësore do duhet të kalojë procedura të forta deri në sigurimin e kësaj lënde.
Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit ka nisur procedurat që të frenojë liberalizimin që ka ky treg aktualisht, duke u kthyer në vrasësin më të madh të shqiptarëve.
Me një vështrim të thjeshtë në tregjet e rrugëve kjo procedurë duket se nuk zbatohet.
Pothuajse në cdo ambient ku tregtohen pesticidet mund të gjesh fostoksinë sa për të kryer 2-fishin e vetvrasjeve që numërohen deri tani me statistika mjekësore.
Mjekët kanë kërkuar masa më të rrepta, madje duke pretenduar ndalimin e importit të këtyre helmeve, për sa kohë përbën rrezik për vetëflijime në masë.