Pas vendimit të qeverisë për mbylljen e TikTok, qytetarët shqiptarë kanë gjetur zgjidhjen për përdorimin e platformës përmes VPN-së.

Përdorimi i Tik Tok me VPN një turp i madh”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

Ai theksoi se qytetarët duhet të bëjnë kujdes për shkak të rrezikut për vjedhjen e të dhënave personale.

Rama shtoi se të përdorësh VPN do të thotë të ndash me të tjerët pasword ose të dhënat.

“Përdorimi i Tik Tok me VPN një turp i madh. Duhet shumë kujdes sepse është i hapur për marrjen në kohë reale të të dhënave. Është njësoj si ta përdorësh duke ndarë me të tjerët paswordin apo të dhënat”, tha Rama.