TIRANE– Ministria e Financave ka marrë një borxh prej 27.4 miliardë lekë. Në ankandin e parë për këtë vit për shitjen e bonove të thesarit, qeverisë iu ofruan 28 miliardë lekë.
Borxhi është marrë nga qytetarët dhe banka të nivelit të dytë. Ky borxh është për një afat 6-mujor dhe 1-vjeçar.
Në nëntor të vitit të kaluar, qeveria hoqi kufirin e borxhit që ishte 60% e prodhimit të brendshëm bruto.
Një vendim i tillë erdhi në një kohë kur Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka e Botërore bënin thirrje për uljen e nivelit të borxhit publik.