E hëna e 27 nëntorit do të jetë ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.
Me anë të një VKM-je, qeveria thotë se kjo ditë pune do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda tremujorit të parë të vitit pasardhës.
“Këshilli i Ministrave vendosi caktimin e ditës së hënë datë 27.11.2023 ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore. Dita e punës e datës 27.11.2023 do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda tremujorit të parë të vitit pasardhës. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në VKM.
Vendimi vjen për shkak të festave të nëntorit, ku data 28 dhe 29 janë po ashtu pushim si ditë festash zyrtare dhe në këtë mënyrë të bëhen 5 ditë rresht pushim.