Qeveria shqiptare ka vendosur t’iu japë një pagë minimale çdo muaj përgjatë vitit 2022 naftëtarëve të Ballshit dhe ish-naftëtarët e Rafinerisë së Ballshit.

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj është shprehur në një dalje për mediat pas mbledhjes së qeverisë se të gjithë punonjësit dhe ish-punonjësit e kësaj rafinerie duhet t’i drejtohen zyrave të punës, me qëllim dërgimin e dokumentacionit, për të përfituar këtë ndihmë.

“Do të ketë një pagesë, të barabartë me pagën minimale, që do u jepet ish-punonjësve të Rafinerisë së Ballshit. Ftoj të gjithë punonjësit dhe ish-punonjësit e kësaj rafinerie që t’i drejtohen zyrave të punës, me qëllim dërgimin e dokumentacionit, për të përfituar këtë ndihmë, që do të jepet përgjatë vitit 2022”, tha ministrja e Financave pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.