Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar se nga data një korrik do të rriten me 6% pagat e mjekëve dhe infermierëve, ndërsa tha se synohet që të shkojë deri në 40%.
Për mjekët që kanë përfunduar specializimit dhe atashohen në spitale rajonale, larg vendbanimit, do të shpërblehen me 15 mijë lekë në muaj.
“Duke filluar nga data 1 korrik, mjekët, infermierët, paga e tyre rritet me 6%. Shpërblim 15 mijë lekë në muaj për mjekët që përfundojnë specializimin dhe ushtrojnë profesionin larg vendbanimit, hyn në fuqi menjëherë pas miratimit, nga i cili do përfitojnë rreth 300 mjekë. Rritja e pagave do vijojë. Synojmë që të rriten 40% duke filluar nga ky vit e në vazhdim. Ndërkohë që rritja e pagave do të vijojë fokusi do të jetë në përmirësimin e kushteve të punës”, tha Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.