Qeveria ka miratuar disa ndryshime në Ligjin Nr. 33/2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, duke detyruar ndërtuesit që të mos shesin ambiente, në rast se leja nuk është e regjistruar pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Shoqata e Ndërtuesve e ka vlerësuar një nismë të tillë, që mbron qytetarët. Por, sipas saj, gjithçka do të varet nga pushteti vendor, që me ligj duhet të bëjë regjistrimin e lejeve për të mos krijuar vonesa dhe penguar shitjeblerjen në këtë sektor.

Ndërtimi konsiderohet një ndër sektorët më informalë, përsa i përket proçesit të shitjeve dhe blerjeve. Janë të shumta rastet kur e njëjta banesë apo ambent i shitet më shumë se një personi.