Qeveria Rama ka miratuar këtë të mërkurë dëmshpërblimin e rradhës për ish të dënuarit politikë të listës “A” (ku përfshihen persona të dënuar me burg, izolim në hetuesi apo izolim në institucion mjekësor).
Në VKM nuk thuhet fondi i parave por bëhet e ditur se masa e dëmshpërblimit do të jepet sipas kritereve ligjore të përcaktuara në ligjin e vitit 2007.





