TIRANË- Qeveria miraton marrëveshjen e liçencës për Llotarinë Kombëtare. Kryeministria lajmëron se marrëveshja është bërë nga Ministrisë së Financave dhe Oesterreich Ische Lotterien 

“Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit te Financave, Këshilli i Ministrave V E N D O S I :Propozimin e projektligjit “Për miratimin e marrëveshjes së licencës për lotarinë kombëtare, ndërmjet Ministrisë së Financave, si autoritet i autorizuar, dhe shoqërisë “Oesterreichische Lotterien”, GmbH, nëpërmjet shoqërisë “OLG project”, sh.p.k.”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”,- thuhet në njoftimin e qeverisë.