Tiranë, 6 gusht 2014 – Këshilli i Ministrave ka vendosur sot heqjen e licencave për disa universitete e shkolla private në vend si dhe pezullimin e veprimtarisë së disa të tjerëve. 

Zëvendës kryeministri Niko Peleshi tha se gjetjet nga kontrolli i MAS u bazuan në legjislacion. Peleshi tha më tej se, qeveria është e palëkundur në luftën e saj kundër mashtruesve publik 

“Jam këtu për të shprehur vullnetin e palëkundër të qeverisë dhe kryeministrit për të çuar deri në fund reformën e sapunisur. Faqja e re që po çelet do shkruhet deri në fund me transparencë të plotë. Do çojmë para ligjit të gjithë mashtruesit publik që për vite me radhë kanë grabitur paratë e familjeve tona”, tha ai. 

Më poshtë lista e Universiteteve që u hiqet licenca pas vendimit të Këshilli të Ministrave: 

Universiteti 'Kristal' 
Universiteti 'Vitrinat' 
Universiteti 'Justiniani I' 
Shkolla e Larte, "Nena Mbretereshe Geraldine" 
Shkolla e Larte Amerikane e Tiranes 
Shkolla e Larte Nderkombetare e Tiranes 
"Shkolla e Larte Ilyria" 
Kolegji profesional 'Argent', Shkoder 
Kolegjet Profesionale, private "Medicom' 
Shkolla e Larte Private e Edukimit 
Universiteti 'Elite' 
"Universiteti Planetar i Tiranes" 
“Medikadent" 
"Gjon Buzuku", Shkoder 
Akademia e Ndertimit, Tirane 

Më poshtë lista e Universiteteve që pezullohen pas vendimit të Këshillit të Ministrave: 

Akademia Profesionale e Biznesit IPAL "ISSAT" 
Kolegji Profesional "Ivoclar Vivadent&Partners" 
Kolegji Profesional privat "New Generation" 
"Pavaresia", Vlore 
"Hena e plote" Beder 
"Logos" 
"Justicia" 
"Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi" 
Instituti Kanadez i Teknologjise 
"Wisdom University" 
Universiteti "Aldent" 
Universiteti 'Albanian University'

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/