Kryeministri Edi Rama ka mbajtur premtimin e dhënë, për lidhjen e një pensioni të posaçëm, për familjen e të ndjerit Dr. Florit. Pensioni kap vlerën 500 mijë lekë të vjetra.

Më poshtë vendimi:

1. Dhënie, përjashtimisht nga kriteret e vendimit
nr. 429, datë 12.2.2002, të Këshillit të Ministrave, të
ndryshuar, të një pensioni të posaçëm familjar për
personat në ngarkim të të ndjerit Florjan Kondi.
2. Pensioni i posaçëm familjar ose shtesa e
pensionit familjar të jetë deri në masën 50 000
(pesëdhjetë mijë) lekë në muaj. Përfitues të
pensionit ose shtesës së pensionit janë personat e
përcaktuar sipas kushteve që parashikon neni 40, i
ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet
shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të
ndryshuar. Shuma, kur kërkohet nga familjarët,
jepet e ndarë në mënyrë të barabartë për çdo
përfitues.