Që në vitin 2011, qeveria e Partisë Demokratike krijoi precedentin pozitiv të përfshirjes së Kryetarit të Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian, asokohe  Ditmir Bushati,  në takimet vjetore të Këshillit të Stabilizim Asociimit Shqipëri-Bashkim Europian.

Ky precedent pozitiv, bazuar në mbështetjen konsensuale maxhorancë-opozitë të  anëtarësimit të vendit në BE, u kthye në traditë, deri më 14 nëntor 2017, kur qeveria Rama u paraqit në Bruksel vetëm me përfaqësuesit e saj, si Ditmir Bushati e të tjerë, por pa opozitën. Kryetarit të Komisionit parlamentar për Integrimin Europian, Genc Pollo, nuk iu dergua ftesë.

Në një reagim për mediat, PD thotë se, ky veprim nuk është vetëm frikë nga e vërteta e kriminalizimit të shtetit, e cila nuk fshihet dot më as në Tiranë, as në Bruksel e as gjetiu.  Është edhe shenjë e degradimit politik të kësaj qeverie, e cila po rrënon çdo trashëgimi politike pozitive që ka gjetur, duke u  kapur fort mbas karriges si i mbyturi pas fijes së barit.