Opozita e vendit njoftoi sot se qeveria e ka përjashtuar nga bisedimet që po zhvillohen në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE.
Lidhur me këtë ngjarje, ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër përmjes një postimi në Facebook.
Berisha shkruan se Noriega po mbyll dyert e integrimit të Shqipërisë.
STATUSI I PLOTË
Të dashur miq, mediat bëjnë të ditur sot se neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama, me sojin tjetër të bllokmenëve kanë përjashtuar fshehtas, si kulime të vërtetë, opozitën për të marrë pjesë në punimet e Këshillit të Stabilizin Asociimit të Shqipërisë me BE, që mblidhet në Bruksel për të diskutuar për procedimin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Me këtë akt primitiv, pinjollët e bllokmenëve mizore dëshmojnë se, me urrejtjen e tyre për opozitën, ata janë në gjendje të marrin çdo vendim antikombëtar. Ata dëshmojnë se kanë tmerr nga veprat e tyre të zeza, lidhjet me krimin, kanabizimin e Shqipërisë dhe korrupsionin galopant, dhe se ata nuk kanë kuptuar dhe nuk kuptojnë se Bashkimi Europian pranon vetëm vende që kanë opozitë të vërtetë.
Përjashtimi i opozitës nga Këshilli i Stabilizim Asociimit të Shqipërisë me BE është një akt tjetër, me të cilin neobllokmenët zhbëjnë një standard të vendosur para 6 viteve dhe që është i domosdoshëm në procesin e integrimit europian.
Me këtë akt ata tregojnë se jo integrimi i vendit, por lufta kundër opozitës është qëllimi i tyre me parësor.
Duke dënuar me forcën më të madhe këtë vendim të Edvin Kristaq Ramës, të përjashtimit të opozitës nga Këshilli i Stabilizim Asociimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian, si një akt atavist dhe antikombëtar i neobllokmenit Edvin Kristaq Rama dhe pinjollëve të tjerë të bllokut hoxhist, i bëj thirrje opozitës të jap çdo kontribut për hapjen e negociatave dhe demaskimin e Noriegës dhe narkoshtetit të tij në Europë dhe në botë!





