Qeveria i ka propozuar Kuvendit emrin e Mimoza Kaçit, anëtare e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, e cila mban funksionin e nëndrejtorit Ekzekutiv, të lirohet nga ky funksion dhe të emërohet në funksionin e drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit. 

“Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të kandidaturës së                 znj. Mimoza Kaçi, anëtare e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, e cila mban funksionin e nëndrejtorit Ekzekutiv, lirohet nga ky funksion dhe emërohet në funksionin e drejtorit të Pëgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit, për periudhën e mbetur të mandatit si anëtare e bordit”, thuhet në njoftim. 

Në mbledhjen e qeverisë është vendosur ndryshimi i kryetarit të Autoritetit të Aviacionit Civil Dritan Gjonbalaj i cili do të zëvendësohet me Lilika Radovica. 

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 5, të ligjit nr.53/2022, “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit të Aviacionit Civil”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave 

V E N D O S I: 

Në pikën 1, të vendimit nr.221, datë 12.3.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, z. Dritan Gjonbalaj, kryetar, zëvendësohet me znj. Lilika Radovica”, thuhet në vendim./Opinion.al