Qeveria shqiptare hap dritën jeshile për marrëveshjen e grantit me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për financimin e projektit të rehabilitimit të linjës hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës. Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar në parim marrëveshja e grantit, i cili kap vlerën 35.4 milionë euro.

Drejtoria e Hekurudhës pritet të hapë në fund të muajit shkurt tenderin me vlerë 100 milion euro, për rikonstruksionin e linjës hekurudhore me gjatësi 34.2km. Fondi është gati (90.45 milionë euro, plus 6 milionë vlerë e TVSH-së) dhe investimi për këtë projekt është siguruar nga grantet e donatorëve dhe kreditë e huaja.

Hapja e tenderit në muajin shkurt u paralajmërua pak javë më parë për DurrësLajm nga zv/drejtori i Hekurudhës Shqiptare Leonard Jani (lexo këtu).

Financuesit kanë vendosur që linja hekurudhore të lidhë Durrësin me Tiranën dhe në kilometrin e 28 të bëhet shkëmbimi i trenave pranë Rinasit. Linja hekurudhore përfshin largimin e trenave me naftë përfundimisht dhe zëvendësimn e tyre me trena elektrikë në linjën Durrës-Rinas-Tiranë e anasjelltas.

Vendimi i Qeverisë:

MIRATIMIN, NE PARIM, TE MARRËVESHJES SË GRANTIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “HEKURUDHAT SHQIPTARE – REHABILITIMI I LINJËS HEKURUDHORE TIRANË – DURRËS DHE NDËRTIMI I LINJËS HEKURUDHORE PËR NË AEROPORTIN NDËRKOMBËTAR TË TIRANËS”, NË KUADËR TË GRANTIT TË INVESTIMIT NGA FONDI I PËRBASHKËT EVROPIAN I BALLKANIT PERËNDIMOR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave.