Për herë të parë në historinë e saj, qeveria shqiptare ka përmbysur raportin mes përfaqësimit të grave dhe meshkujve në qeveri, ku pas zyrtarizmit të ministrave të rinj në kabinetin qeveritar nga sot qeveria shqiptare do të ketë më shumë gra në kabinet sesa meshkuj.

Do të jenë 10 ministre gra dhe 9 ministra burra ata që do të përbejnë kabinetin qeveritar. Dy ministret e reja që iu shtuan kabinetit janë pikërisht Olta Xhaçka, e cila zëvendësojë Blendi Klosin në postin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Ogerta Manastirliu që zëvendësoi Ilir Beqajn në postin e ministrit të Shëndetësisë. 

Ministret gra        

Lindita Nikolla

Mimi Kodheli

Olta Xhacka

Ogerta Manastirliu

Ermonela Felaj

Milva Ikonomi

Milena Harito

Mirela Kumbaro

Klajda Gjosha

Eglantina Gjermeni 

Ministrat burra

Arben Ahmetaj

Edmond Panariti

Sokol Dervishi

Lefter Koka

Petrit Vasili

Ditmir Bushati

Eduart Shalësi

Damian Gjiknuri

Fatmir Xhafaj