Qeveria ka rihapur garën ndërkombëtare për zgjedhjen e një kompanie e cila do të ndërtojë tunelin e Llogarasë.
Ofertat për shoqëritë e interesuara do të priten deri më 28 korrik, dhe nëse nuk do të ketë ankesa pritet që punimet për këtë vepër të nisin në fund të vitit.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e anulloi tenderin e parë duke përjashtuar të 6 kompanitë që morën pjesë për mungesë të plotësimit të dokumentacionit.
Tuneli do të jetë i gjatë 5.9 kilometra dhe do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij me dy ura, nga 110 dhe 40 metra të gjatë dhe do të kushtojë 155 milion euro.





