SERBI, 22 prill 2013 – Qeveria serbe miratoi sot planin e marrëveshjes mbi normalizimin e marrëdhënieve bilaterale mes Beogradit dhe Prishtinës. Të premten dokumenti në fjalë u firmos në Bruksel nga krerët e kabineteve të ministrave të Serbisë dhe Kosovës.
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Catherine Ashton, e cila ishte ndërmjetëse në këto negociata, deklaroi se "të dyja palët u tërhoqën nga e kaluara dhe bënë një hap drejt Europës".
Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovë, Enver Hoxhaj, në microblog-un e tij në Twitter njoftoi se Qeveria e Kosovës gjithashtu e ka miratuar marrëveshjen me Beogradin.
/m.b. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





