Me vendim të Këshillit të Ministrave këtë të premte u përcaktuan zonat e reja të rindërtimit, për të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit. Në një konferencë për shtyp, Ministri Arben Ahmetaj tha se në total janë 18 zona të reja.

1.       Për shpalljen e zonës së re për zhvillim në njësinë administrative Shijak, bashkia Shijak dhe caktimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit si njësi zbatuese. 

2.       Për shpalljen e zonës së re për zhvillim në njësinë administrative Laç, bashkia Kurbin dhe caktimin e Entit Kombëtar të Banesave si njësi zbatuese.

3.       Për shpalljen e zonës së re për zhvillim në njësinë administrative Thumanë, bashkia Krujë dhe caktimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit si njësi zbatuese.

4.       Për shpalljen e zonës së re për zhvillim në njësinë administrative Laç, bashkia Kurbin dhe caktimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit si njësi zbatuese.

5.       Për shpalljen e zonës së re për zhvillim në njësinë administrative Bubq, bashkia Krujë dhe caktimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit si njësi zbatuese.

6.       Për shpalljen e zonës së re për zhvillim në njësinë administrative Fushë –Krujë , bashkia Krujë dhe caktimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit si njësi zbatuese.

7.       Për shpalljen e zonës së re për zhvillim në njësinë administrative Durrës,  bashkia Durrës dhe caktimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit si njësi zbatuese.

8.       Për shpalljen e zonës së re për zhvillim në njësinë administrative Vorë, bashkia Vorë dhe caktimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit si njësi zbatuese.

9.       Për shpalljen e zonës së re për zhvillim në njësinë administrative Kavajë, bashkia Kavajë dhe caktimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit si njësi zbatuese.

Bashkia Tirane 9 zona

10.     Për shpalljen e zonës së re për zhvillim njësia administrative 4 dhe 8, Zona 5 Maji, bashkia Tiranë dhe caktimin e Bashkisë Tiranë si njësi zbatuese.

11.     Për shpalljen e zonës së re për zhvillim , njësia administrative 1, Zona Autotraktori, bashkia Tiranë dhe caktimin e Bashkisë Tiranë si njësi zbatuese.

12.     Për shpalljen e zonës së re për zhvillim , njësia administrative 6, Zona Kombinat , bashkia Tiranë dhe caktimin e Bashkisë Tiranë si njësi zbatuese.

13.     Për shpalljen e zonës së re për zhvillim në njësinë administrative 11, Universiteti Bujqësor i Tiranës, bashkia Tiranë dhe caktimin e Bashkisë Tiranë si njësi zbatuese.

14.     Për shpalljen e zonës së re për zhvillim në njësinë administrative Baldushk, bashkia Tiranë dhe caktimin e Bashkisë Tiranë si njësi zbatuese.

15.     Për shpalljen e zonës së re për zhvillim në njësinë administrative Ndroq, bashkia Tiranë dhe caktimin e Bashkisë Tiranë si njësi zbatuese.

16.     Për shpalljen e zonës së re për zhvillim në njësinë administrative Pezë, bashkia Tiranë dhe caktimin e Bashkisë Tiranë si njësi zbatuese.

17.     Për shpalljen e zonës së re për zhvillim në njësinë administrative Vaqarr , bashkia Tiranë dhe caktimin e Bashkisë Tiranë si njësi zbatuese.

18.     Për shpalljen e zonës së re për zhvillim në njësinë administrative Zall -herr, bashkia Tiranë dhe caktimin e Bashkisë Tiranë si njësi zbatuese.

Ahmetaj tha se shtëpitë e reja do të jenë bashkëkohore dhe antisizmike.

“Dua të shpjegoj edhe njëherë për opinionin publik dhe të gjithë qytetarët që janë prekur nga tërmeti, duke i garantuar se këto dy muaj qeveria në bashkëpunim me pushtetin vendor i kanë shfrytëzuar maksimalisht për të bërë nga A e procedurave ligjore deri tek shpallja e zonave që përmenda.

Të nderuar qytetarë që jetoni në vështirësi në zonat e dëmtuara nga tërmeti, këtu nuk bëhet fjalë për të ndërtuar shkel e shko, por për të ndërtuar mbi bazën e ligjit dhe procedurave, duke zbatuar të gjithë kriteret dhe standardet bashkëkohore në ndërtim, përfshirë e theksoj, edhe ato antisizmike.

Bëhet fjalë për një proces të plotë dhe gjithëpërfshirës, që përfshin hartimin e masterplaneve, planeve të detyruara vendore dhe modeleve të banesave individuale.

Enti Kombëtar i Banesave ka hapur garën për modelet e shtëpive, pra njësive individuale të banimit”.

“Sot deri në mbyllje të orarit zyrtar firmoset kontrata për hartimin e modeleve në datën 6 shkurt do të kemi modelet, që njësitë zbatuese FSHZH dhe Bashkia Tiranë do të fillojnë një proces ligjor të hapur zbatimi, pra, nga prokurimi deri tek vendosja e shtëpisë, ose në zonat e reja rurale, ose në vendin ku ndodhen aktualisht shtëpitë e dëmtuara që do të rindërtohen me modelet e reja bashkëkohore, antisizmike.

Ndërkohë, gjej rastin t’iu bëj dhe njëherë thirrje qytetarëve, por edhe njësive vendore, që të përshpejtojnë procesin e aplikimit në platformën elektronike. Është proces ligjor i domosdoshëm që të kalojmë në hapat e tjera, që nga përfitimi i granteve deri tek përfitimi i metrave katrorë që do të jetë i domosdoshëm edhe për planifikimin. 

Deri më sot janë hapur 75 zyra dhe janë 130 punonjës në dispozicion të qytetarëve. U njoftova që në vetëm dy ditë kanë aplikuar mbi 200 familje, ju lutem të dashur qytetarë, aplikoni sa më shpejt. Procesi është fare i thjeshtë, i keni bashkitë, njësitë administrative gjithashtu, kryepleqtë dhe punonjësit e bashkive, zyrat e rindërtimit, por edhe mua personalisht e stafin tim në dispozicion për të ecur sa më shpejt me procesin e aplikimit në platformën elektronike.

Së fundi, dua te falenderoj dhe OJF e angazhuara në procesin e Rindërtimit që i janë nënshtruar njësoj këtij procesi duke bërë që të ketë një sinergji të plotë dhe të gjithë kontributet e këtij procesi të kthehen në projekte të qëndrueshme dhe me këtë rast edhe njëherë iu shpreh solidaritet këtyre organizatave për goditjet mediatike të pamerituara që kanë vënë në dyshimin integritetin e tyre”, tha Ahmetaj.