Tatimorët do të shpërblehen me 6 rroga shpërblim nëse realizojnë planin. Sipas vendimit të qeverisë, ata mund të kenë këtë përfitim madje dy herë në vit nëse e arrijnë dhe tejkalojnë planin e të ardhurave tatimore.
Pas këtij “stimuli” ka reaguar deputeti socialist, Erion Braçe, sipas të cilit ka të tjera kategori në radhë për t’u shpërblyer. “Nuk dua t’i ha hakun e meritën policëve, ushtarakëve, zjarrfikësve, edhe këtyre tatimoreve (pavarësisht se nuk do e kuptoj kurrë shpërblimin për mbledhjen e të ardhurave), e kujtdo tjetër.
Por ka radhë dhe çdo gjë duhet të ndjekë atë. Të parët pensionistët, invalidët, familjet me ndihmë ekonomike, veteranët. Të paktë kështu e mendoj unë. Nis me të pamundurit”, shkruan Braçe.