Qeveria shpërblen me 1 milion euro kombëtaren e futbollit kuqezi.
Ashtu siç edhe kishte premtuar, kryeministri Rama ka hapur “thesin” e shtetit për lojtarët duke i shprëblyer me plot 1 milion euro.
Vendimi i Qeverisë vjen pas fitores që djemtë kuqezi nën drejtimin e teknikut italian De Biasi mposhtën Rumaninë në Francë me golin e Armando Sadikut.
Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Ministria e Financave





