16 nëntor 2015 – Qeveria tërhiqet sërish për herë të dytë nga ndryshimet në Kodin Penal për kuponin tatimor.
Pas kundërshtive brenda mazhorancës, PS duket se ka hequr dorë nga dënimi maksimal që parashikonte deri në 3 vite burg.
Mësohet se ndryshimi do të jetë në nenin ku parashikohet, nga gjobë deri në 3 vite burg dhe tashmë do të jetë nga gjobë deri 1 vit burg.
Pra, mosdhënia e kuponit tashmë është kundërvajtje administrative. Pas kësaj, duket se aleatët e PS-së, LSI-së dhe PDIU-së do të votojnë pro këtyre ndryshimeve në Kodin Penal.
/portali DurresLajm/