Ora shënoi 00:00 dhe qielli i Durrësit u ndez nga fishekzjarret duke i uruar mirëseardhjen Vitit të ri 2026.
Nga sheshi “Liria” deri në periferitë e qytetit, u hodhën mijëra fishekzjarre që ndriçuan qiellin duke dhuruar një spektakël ngjyrash.
Viti i ri 2026 trokiti, dhe sipas traditës, në çdo familje shkëmbehen urimet për një vit të paqtë dhe të mbarë.
Edhe DurrësLajm uron të gjithë qytetarët: Nga mot Gëzuar!





