Ajo që do shikoni në qiellin e mbrëmjes së sotme nuk është një Hënë e zakonshme. Një Hënë e Plotë e quajtur “Hëna e Plotë Sturgeon”, ku “sturgeon” është termi anglisht për peshkun nga i cili kultivohet havjari. Një tjetër arsye unike për të shijuar qiellin mbrëmjen e 18 gushtit është pë rata që janë nën shenjën e ujorit, pasi kjo Hënë e Plotë vendoset sot në këtë shenjë.
Ndonëse mund të duket e çuditshme sesi një event merr emrin e një peshku, ka një traditë shumë të lashtë pas kësaj, që i gjen rrënjët në kulturën amerikane. Tributë e lashta amerikane shpeshherë u vinin emra poetikë dhe shumë të veçantë dukurive hënorë që ndodhnin gjatë vitit. Kryesisht emërtimi lidhej me ndryshimin që këto dukuri shkaktonin në mjedis. Hëna e 18 gushtit i ndihmonte vendasit të kapnin këtë lloj peshku, për këtë arsye dhe fenomeni qiellor u quajt në këtë mënyrë.
Ata që duhet të ndihen vërtet të veçantë janë personat që i përkasin shenjës së ujorit. Në jetën tuaj do ndodhin shumë ndryshime, prandaj ajo që duhet të bëni është ta përgatisni veten për të reaguar pozitivisht ndaj tyre. Ndërkohë që përballeni me këto ndryshime, duhet gjithashtu t’i kushtoni rëndësi vetes tuaj. Regjistrohuni në një kurs artistic, flini më herët, rezervoni një takim tek estetistja ose bëni punë vullnetare në një organizatë. E rëndësishme është të gjeni paqen dhe dashurinë brenda vetes.





