Qindra besimtarë kanë marrë pjesë në ceremoninë e festimit të Fitër Bajramit në qytetin e Durrësit.
Kremtimi i kësaj dite, siç është bërë traditë, në qytetin e bregdetar ka nisur në orët e para të mëngjesit, kur qindra e mijëra besimtarë myslimanë falin namazin, ndërsa kanë shkëmbyer mesazhe paqeje mes njërit-tjetrit, duke u uruar mbarësi dhe begati për të gjithë besimtarët shqiptarë.
Myftiniu i Durrësit Redi Quku, u ka bërë thirrje besimtarëve të shumtë që kishin mbushur sheshin e të gjitha ambientet përreth xhamisë së madhe, se Fitër Bajrami është festa e devotshmërisë, solidaritetit, vëllazërisë dhe barazisë sociale. Për shkak të numrit të madh të besimtarëve, një pjesë e tyre i kanë kryer ritet e faljes jashtë xhamisë.
Myftiniu Redi Quku ka drejtuar ceremoninë në xhaminë e qytetit të Durrësit, ndërsa pas përfundimit të saj, besimtarët kanë uruar njëri-tjetrin për festën dhe mbylljen e muajit të Ramazanit. Të githë besimtarët, më pas, së bashku me familjet mblidhen në drekën e madhe të Fitër Bajramit që simbolizon mbylljen e muajit të sakrificës. Në selinë e Myftinisë janë përcjellë urimet edhe nga komitetet e tjera fetare dhe nga përfaqësuesit e pushtetit vendor.
K.H.





