Nis grumbullimi i demokratëve dhe simpatizantëve të PD në Durrës. Me qindra qytetarë po mblidhen në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, ku rreth orës 18.30 pritet të mbërrijë lideri i PD-së Lulzim Basha.

Siç vihet re nga fotot që po publikon DurrësLajm, të shumtë janë demokratët që po i drejtohen pallatit të sportit, ndërkohë që vihen re dhe forca policie që janë aty për të garantuar mbarëvajtjen e tubimit politik.

Takimi i Bashës me qytetarët durrsakë vjen vetëm 3 ditë para protestës së 6 kombëtare të thirrur nga opozita.