Qindra emigrantë nga pjesë të ndryshme të Greqisë janë mbledhur afër një kampi në Selanik dhe po planifikojnë të kalojnë kufirin me Maqedoninë Veriore, në mënyrë që prej rajonit të Ballkanit, të shkojnë në vendet evropiane për të kërkuar azil.
Policia thotë se më shumë se 500 persona, duke përfshirë edhe familje me fëmijë, janë mbledhur në një fushë misri, dhjetë kilometra në perëndim të Selanikut.
Njoftohet se në këtë pjesë emigrantët kanë ngritur tenda. Ata thanë se iu përgjigjen një thirrje anonime në rrjete sociale për të shkuar në kufirin grek me Maqedoninë e Veriut.
Atyre iu është thënë të përpiqen ta kalojnë kufirin për të vazhduar rrugën drejt vendeve të Ballkanit. Ky korridor i emigrantëve u mbyll në vitin 2016.
Agjencia e OKB-së për refugjatët ka paralajmëruar emigrantët që të mos bëjnë ftesa nëpërmjet rrjeteve sociale, duke thënë se kalimi i parregullt është "i rrezikshëm"./REL