Qindra mijëra njerëz janë dyndur në plazhet e Kalifornisë, pavarësisht masave kufizuese.

Siç duket edhe nga pamjet filmike të publikuara nga mediet amerikane, mijëra persona kanë nxituar të bëjnë plazh dhe të lahen në det, duke mos respektuar distancimin social.

Megjithë apelet e autoriteteve për të qëndruar në shtëpi, njerëzit duket se nuk kanë respektuar masat kufizuese.

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur nga koronavirusi, me numrin më të lartë të vdekjeve dhe personave të infektuar.

Deri tani në SHBA kanë humbur jetën 54.290 persona dhe janë prekur nga Covid-19 961,642 të infektuar.