Kryeministri Edi Rama tha se taksat që do mblidhen çdo vit nga nxjerrja e naftës në Shpirag qeveria planifikon t’i administrojë ato nga Fondi Sovran.
Gjithashtu është konsultuar dhe me fondin sovran të Norvegjisë.
“Fondi Sovran do të ketë profil që do të integrojë domosdoshmërinë për mbështetjen e pensionistëve dhe balancimin e barrës së tmerrshme të trashëguar nga e kaluara me parimin etik që kjo pasuri është qoftë e atyre që jetuan e punuan në këtë vend e nuk patën pjesën e tyre dhe të atyre që lindin dhe kanë të drejtën të kenë pjesën e tyre.
Fondi sonvran është fond investimesh që një pjesë e të ardhurave i vendos për të shumëfishuar në tregun ndërkombëtar. Po punojmë me qendrën për zhvillim ndërkombëtar në universitetin e Harvardit. Fondi sovran serioz dhe me përgjegjësi të madhe”, tha Rama.