Një prej emrave më kryesor në Queensland, Dr Jeannette Young është shprehur se nga trupa mjekësore që është vendosur në karantinë janë të gjithë kardiokirurgët e spitalit të Fëmijëve në Queensland, duke krijuar kështu edhe një krizë personeli në kirurgji.
Në 11 zona të Queensland mijëra banorë vazhdojnë të jenë në karantinë. Vendi regjistroi 16 raste të reja të martën, duke e çuar numrin e rasteve në 47.
Queensland, deri më tani ka anashkaluar shpërthimet e mëdha, falë edhe politikës së saj të rreptë të mbylljes së kufirit shtetëror.
Kurse në Sidnei u regjistruan edhe 199 raste të tjera, ndërsa drejtuesja e NSW, Gladys Berejiklian deklaroi se ajo ende nuk mund te shprehej, nëse rastet kishin arritur kulmin, edhe pas pesë javësh karantine.
Vaksinimet mbeten fokusi i NSW, duke synuar 6 milion doza të aplikuara deri në fund të gushtit.





