22 shtator 2015 – Qindra nxënës të shkollave të mesme nga Kosova kanë mbërritur në Durrës, duke i hapur rrugë turit të vjeshtës që vijon prej më shumë se 15 vjetësh. 

Që nga viti 2000, qyteti bregdetar është bërë destinacioni i preferuar i gjimnazistëve kosovarë, të cilët zhvillojnë dy eskursione shkollore çdo vit. Këto ditë mbi 600 të rinj nga shkollat e mesme të Prizrenit në Kosovë janë sistemuar në hotelet e plazheve në jug të qytetit, duke përfituar edhe nga ulja e çmimeve në fund të sezonit turistik.

Nxënësit e shkollave të mesme gjatë qëndrimit 4-5 ditor në vendin tonë vizitojnë edhe Beratin, Krujën, Vlorës, Lezhën dhe Tiranën, historia e të cilave është një pasqyrë e rrugës historike të vendit tonë në shekuj.

Në shkollat e mesme të Kosovës mësojnë mbi 105 mijë të rinj dhe të reja dhe eskursionet e tyre në Durrës janë një shans shumë i mirë për turizmin jashtë sezonit në qytetin bregdetar.

/portali DurresLajm/