03 mars 2014 – Leonardo DiCaprio nuk po arrin të fitojë një Oscar. Shaka dhe komente të pafundme po bëhen në ndaj tij në rrjetet sociale.  Ai ishte nominuar për Oscar edhe tre herë të tjera më parë. Kështu që nuk ka asnjë dyshim se Leonardo DiCaprio shpresonte dhe lutej që të paktën hera e katërt do sillte fat dhe do ta fitonte titullin, duke bërë realitet ëndrën e tij.

Kjo të paktën kishte mundësi të ndodhte pasi ai u nominua për Oscar për rolin e tij në filmin e arritur “The Wolf of wall street”.

Megjithatë edhe këtë herë nuk ishte shkruar të fitonte një Oscar dhe Leo humbi sërish rastin për ta marrë. E derisa DiCaprio po përjeton këtë “tragjedi” të karrierës së tij, nëpër internet janë shpërndarë qindra fotografi të njohura si “meme”, në të cilat po bëhet shaka në llogari të Leos.