Edi Rama dhe Partia Socialiste u tërhoqën nga zgjedhjet bashkiake në Kavajë, ku nuk kishin kandidat të opozitës. Rama e justifikoi këtë vendim duke u shprehur se ishte përgatitur një skenar destabilizimi.

Por pas tërheqjes nga Kavaja, Rama dhe PS do të mblidhen pas pak ditësh, por këtë herë në Durrës, ku do të organizojnë kongresin e tyre elektoral.

Kongresi Elektoral i PS-së do të mblidhet ditën e martë, në 9 prill në orën 10:00 për të shpallur programin që do t’u ofrojë shqiptarëve, dhe si rrallë herë, ka zgjedhur jo kryeqytetin për ta bërë këtë gjë.

Kongresi elektoral është njoftuar për t’u zhvilluar në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës.

Kongresi do të ketë 3 pika në rend të ditës:

Fjala e Kryetarit të PS-së, Edi Rama

Prezantimin e Programit Elektoral të PS-së

Prezantimin e Kandidatëve për Deputetë